Lajme
“Më shumë po na ikin sot rinia dhe punëtorët nga Kosova, sesa në kohën e okupimit”
Demokracia
22:01 | 12 Korrik 2022

Share:

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi është shprehur i shqetësuar për ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Ai ka deklaruar se qytetarët janë duke ikur nga Kosova sikurse në vitet e okupimit, gjatë viteve 1990-1999, shkruan lajmi.net.

Azemi ka bërë një përllogaritje për ta mbështetur deklaratën e tij, duke thënë se sot më shumë po ikin rinia dhe punëtorët nga Kosova se sa në vitet e okupimit.

“Sipas shifrave që i kemi, më shumë sot po na ikin rinia dhe punëtorët nga Kosova, se në kohën kur kemi qenë të okupuar se sa në vitet 1990-’99. Ndoshta duket ekzagjerim, por me vetë faktin që në vitin 2021 t’kanë shku 42 mijë vetë, edhe nëse ti e merr për 10 vjet të kanë shku, dhe nëse ti e merr për 10 vjet, të kanë shku që420 mijë vetë. Faktikisht, domethënë, edhe në vitin ’90-’99 të kanë ikë po kaq njerëz”, ka deklaruar ai në T7.

Kujtojmë se gjatë vitit 2021, sipas statistikave nga ASK, nga Kosova kanë emigruar 42 mijë e 728 qytetarë.

Të ngjashme