Zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, Besnik Bislimi, njihet për deklaratat skandaloze e kontradiktore.
Bislimi ka dhënë një deklaratë tejet të çuditshme për KTV-në ditë më parë në lidhje me personat që janë arratisur nga burgjet, njëri nga ta edhe tashmë i ndjeri Faton Hajrizi, shkruan Demokracia.com.
Zëvendëskryeministri e quajti kriminel Faton Hajrizin, i cili u vra nga forcat policore serbe.
Por, këtu nuk fillon skandalizimi i Bislimit. Ai tentoi ta lidhte Hajrizin me Serbinë, duke thënë se ky shtet është strehë për kriminelët.
Bislimi tutje, me apo pavetëdije, iu tregoi se kah duhet të ikin të arratisurit nga burgu. Sipas numrit 2 të Qeverisë Kurti, Hajrizi dhe të tjerët e kishin opsion Shqipërinë për të ikur, pasi kufiri është lehtë i kalueshëm.
“Por ajo që mendoj që nuk po diskutohet dhe do të duhej të diskutohej përtej propagandës që po e shpërfaqë Serbia është fakti që kur ky person[Faton Hajrizi] ka dalë nga burgu, ka ikë nga burgu dhe ka trajtuar opsionet për ikje në një vend të sigurt dhe mos harroni ai ka thënë jam në një vend aq të sigurt sa nuk mund të më gjeni kurrë. Ai ka pas opsionin e ikjes drejt Shqipërisë”.
LEXO MË SHUMË:
“Ne me Shqipërinë kemi kalimin e integruar të kufirit që është kalim i lehtësuar i kufirit, kemi shumë zona ku kalimi bëhet i lehtë dhe nuk kemi asnjë bazë ushtarake. Në anën tjetër e kemi Serbinë, vend armik që i ka 48 baza dhe është kufiri të cilin Serbia e ruan më së miri nga të gjithë kufijtë e vet”, tha Bislimi në KTV.
Tutje, Bislimi tha se Kosova e sheh si kriminel Faton Hajrizin, teksa në anën tjetër, Serbia e sheh si hero Millan Radoiçiqin, i cili ishte udhëheqës i grupit terrorist në Banjskë më 24 shtator./Demokracia.com/
LEXO MË SHUMË: