ShowBiz
Më sensuale se kurrë, diva Beyoncé shkëlqen me krijimin e kësaj stilisteje shqiptare
Demokracia
14:33 | 24 Gusht 2022

Share:

Beyoncé i mahniti të gjithë kur u shfaq e veshur me një krijim nga silistët shqiptarë Kujta & Meri në ditëlindjen e Diddy-t në dhjetor të 2019-ës. Kjo u pasua nga dy veshje të Valdrin Sahitit që diva botërore i veshi përkatësisht në janar të 2020-ës dhe në tetor të vitit 2021.

Me sa duket, tani është radha e një tjetër stilisteje shqiptare po kaq të talentuar për të veshur Beyoncé-n.

Ylli i muzikës është shfaqur në një video në Instagram e veshur me një krijim të Nensi Dojakës. Veshja e zezë me detaje tyli dhe prerjesh – tipike të Dojakës – është pjesë e koleksionit të saj vjeshtë/dimër 2022.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Suksesi i Nensit ka qenë i madh vitet e fundit dhe ndër emra të tjerë të famshëm që kanë veshur krijimet e saj mund të përmendim Bella Hadid, Hailey Bieber, Zendaya, Emily Ratajkowski etj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nensi Dojaka (@nensidojaka)

Të ngjashme