Carlos Akapo u përball me një tifoz i cili dukej se bënte një gjest racist ndaj tij gjatë ndeshjes së Cadiz në La Liga me Granadën në “Los Carmenes” të hënën në mbrëmje.
Akapo u zëvendësua nga Ivan Alejo në minutën e 62-të të lojës dhe eci në anën e fushës për t’u rikthyer në stolë, përcjell Demokracia.com.
Gjatë rrugës së tij për t’u kthyer në bankën rezervë, Akapo u ngacmua nga një tifoz i vendasve, i cili u kap në kamera duke bërë një gjest racist.
Mbrojtësi 28-vjeçar u ndal për t’u përballur me tifozin, i cili ishte ulur dy rreshta prapa në tribunë.
Në vend që të pendohej për veprimet e tij, mbështetësi u përgjigj duke bërë sërish gjestin drejt Akapos.
Fansat dhe ekspertët dolën në rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre pas incidentit të së hënës mbrëma. /Demokracia.com/
Carlos Akapo es reemplazado, sale por línea de fondo y se produce una acción tan desagradable como repudiable: un aficionado del Granada hace un gesto racista en el que imita el movimiento de un mono. Akapo se detiene ante él y le recrimina su actitud. pic.twitter.com/h7tQnrlsUK
— GOAL España (@GoalEspana) February 28, 2022