Lajme
“Më pickuan mickojat”: Zogiani i VV-së ankohet për ‘zullumin e medieve’, thotë se “kemi luftë reciproke”
Demokracia
22:11 | 01 Gusht 2023

Share:

Avni Zogiani, zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, ka qenë i ftuar në RTV Dukagjini, ku ka folur për punën e tij në këtë dikaster.

Sigurisht, ai u pyet edhe për marrëdhënien mes Qeverisë Kurti dhe medieve. Zogiani e nisi përgjigjën në formë shakaje, duke u ankuar për mickojat. E pas asaj, tha se ka një luftë reciproke mes Qeverisë Kurti dhe medies.

“Edhe po i hiqni mikrofonat, në koridor më latë, m’pickuan mickojat. Na keni shtreh zullumin kapak” – tha ai.

“Na keni shtri edhe ju” – i tha moderatori i RTV Dukagjinit.

“Po duket që ka diçka reciproke, po megjithatë, mirë” – tha ai.

Të ngjashme