Lajme
Me orët të tëra për t’i bërë homazhe Mbretëreshës, 1,000 britanikë marrin ndihmë mjekësore
Demokracia
14:50 | 18 Shtator 2022

Share:

Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se ka trajtuar më shumë se 1,000 njerëz që kanë qenë në radhë për t’i bërë homazhe mbretëreshën Elizabeth II.

Sipas Shërbimi të Ambulancës, mjekët ofruan kujdes për 368 persona vetëm dje, nga të cilët 55 pacientë u dërguan në spital. Numri i përgjithshëm i njerëzve të vizituar nga LAS dhe Ambulanca e St Johns ka qenë  1,078 me 136 që përfunduan në spital.

Kujtojmë se britanikët po rrinë për orë të stërzgjatura në radhë për t’i bërë homazhet e fundit Mbretëreshës së tyre, trupi i pajetë i së cilës do të vijojë të qëndrojë në “Westminster hall” deri në mëngjesin e së hënës.

Të ngjashme