Lajme
Me ngritjen e flamurit shtetëror, Osmani uron ditën e pavarësisë
Demokracia
08:26 | 17 Shkurt 2021

Share:

Në nder të 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në oborrin e objekteve institucionale është ngritur flamuri shtetëror.

Gjatë ceremonisë së kryer nga Garda Ceremoniale e FSK-së, të pranishëm kanë qenë ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Osmani në faqen e saj zyrtare ‘Facebook’ ka ndarë disa foto nga momenti i ngritjes së flamurit shtetëror ku edhe ka uruar Kosovën me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë.

‘Urime dita e pavarësisë së shtetit tonë të dashur’, ishte urimi i Osmanit, përcjell Demokracia.com

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1935674419928146

Të ngjashme