Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka numëruar takimet që ka pasur në Michigan të Shteteve të Bashkuara, gjatë dy ditëve që ka qëndruar aty.
Në një postim të gjatë në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka shkruar se ndër të tjera është takuar edhe me Gary Peters dhe kongresistin Andy Levin.
Kryeministri i Kosovës tha se përfaqësuesve amerikanë u shprehu mirënjohje për përkrahjen që ShBA i ka dhënë Kosovës.
Në vazhdën e takimeve, është bërë zakon që për Kurtin të mos mungojnë ato me bizneset dhe me mërgatën shqiptare.
Edhe në Michigan, Kurti është takuar me kompani të teknologjisë, me mërgatën dhe me studentë.
I pari i Qeverisë së Kosovës është në vizitë në ShBA që nga data 6 maj.