Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, më në fund është shfaqur në medie.
Ai, si rrallëherë, ka bërë një deklaratë për medie nga mbledhja e KQZ-së. Nga aty, ka dhënë një lajm të rëndësishëm se kontejnerët e zgjedhjeve ku do të zhvillohet pjesa më e madhe e zgjedhjeve në katër komunat veriore, janë gati për votuesit, shkruan Demokracia.com.
Radoniqi i ka ftuar votuesit e këtyre komunave që të dalin në zgjedhje, të dielën.
“Ne si komision i kemi ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për t’i organizuar zgjedhjet. Kemi të gjitha vendvotimet që i kemi miratuar, i kemi vendosur kontejnerët në vendet e caktuara dhe çdo gjë është gati për fillim të zgjedhjeve nesër, andaj në emër të KQZ-së unë ftojë të gjithë qytetarët e komunave të veriut që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të dal në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet e tyre demokratike”, u shpreh Radoniqi.
Ai tha se mbetët me shkresë që procesi i nesërm zgjedhor të shkojë në qetësi dhe të jetë i lirë. /Demokracia.com/