ShowBiz
Më në fund: Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sapo zyrtarizuan lidhjen në Instagram
Demokracia
14:11 | 24 Korrik 2021

Share:

Asnjë lajm s’është plotësisht i konfirmuar nëse nuk ka asnjë postim në Instagram. Prej muajsh paparacët kanë shkrepur foto të Ben dhe Jennifer dhe ndonëse e gjithë bota e mësoi që janë rikthyer, po prisnim momentin e madh. Zyrtarizimin e lidhjes në Instagram.

Në fakt, fotoja e çiftit të ri u publikua në llogarinë e aktores amerikane, Leah Remini, teksa festonin të gjithë ditëlindjen e saj të 51-të.

Nëse nuk keni durim të shihni gjithë videon, fotoja është kjo:

Jennifer, e hedhur e gjitha në krahët e dashurisë (jo dhe aq të re), e ndërsa nga ana tjetër e Ben, ndodhet Leah. Pavarësisht se Jennifer është e vetëdijshme për gjithë fotot e publikuara deri më tani, asnjëherë s’e ka konfirmuar me plot gojën rikthimin me Affleck.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leah Remini (@leahremini)

Të ngjashme