Sport
Më në fund fiton Mallorca
Demokracia
23:24 | 17 Prill 2023

Share:

Pas gjashtë ndeshjeve radhazi pa fitore, tri barazimeve e tri humbjeve, Mallorca ia doli të regjistroi sonte fitore në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Javier Aguirre fitoi në udhëtim kundër Celta Vigos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të.

Ndeshja u mbyll me rezultatin minimal 0:1.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Piratët” e shënoi Amath Ndiaye, në minutën e 21-të.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti tërë takimin edhe sonte, por nuk ia doli të linte gjurmë.

Mallorca pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe tani ngjitet në pozitën e 11-të në tabelë, duke krijuar 10 pikë diferencë me zonën e rrezikshme.

Celta Vigo bie në pozitën e 12-të me 36 pikë.

Të ngjashme