Lajme
“Më në fund Erdhi Dita”, ministria e Aliut shpërblen me tender biznesmenin që “bezdisi” qytetarët me lavdet ndaj Kurtit
Demokracia
18:15 | 22 Shtator 2022

Share:

“Me Vetëvendosjen, deri në Vetëvendosje”; “…më në fund Erdhi Dita”.

Siç duket me në fund erdhi dita edhe për Nderim Qyqallën, militantin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili vazhdimisht thur lavde për kryeministrin Albin Kurti.

Dhe, duket se e gjithë mbështetja ndaj Vetëvendosjes, tashmë i është ‘shpërblyer’ me një tender nga partia në pushtet.

Ai ka fituar një kontratë publike prej 850 eurove nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dikaster ky që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Ky i fundit bashkë me 15 komuna dhe organizatë jo-qeveritare “Marakli t’Biciklave”, shënuan Ditën ndërkombëtare pa makina.

Tenderi i marrë nga Qyqalla, që është pronar e kompanisë, “RENT BIKE” kishte të bënte pikërisht me këtë çështje, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai i ofroi biçikletat e tij me qera për ministrinë e Mjedisit, me të cilat zyrtarë shtetërorë e meraklitë e biçikletave, sot vërshuan rrugët e kryeqytetit.

Qyqalla tenderin e njëjtë, për të njëjtën çështje e kishte fituar edhe vitin e kaluar po nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Vitin e kaluar ishin paraparë të merreshin me qera 350 biçikleta, derisa tenderi ishte parashikuar t’i kushtonte ministrisë 2 mijë euro, ndërsa u dha për 1 mijë e 995 euro, për militantin e Vetëvendosjes.

‘RENT BIKE SH.P.K.’ me pronar Nderim Qyqalla, rezulton me vetëm një punëtor të regjistruar, sipas Agjencisë e Regjistrimit të Bizneseve.

Të ngjashme