ShowBiz
Më në fund edhe Rita Ora i uron Ditën e Pavarësisë Kosovës
Demokracia
19:27 | 17 Shkurt 2021

Share:

Rita Ora u bashkua me shumë artistë të tjerë, që zgjodhën mediat sociale për t’i uruar Ditën e Pavarësisë Kosovës.

Këngëtarja e cila para pak ditësh ka publikuar videoklipin e saj të ri, ku mes tjerash performon e veshur me veshje me motive kombëtare, përpos urimit për këtë festë, ka bërë të ditur se e njëjta këngë ka hyrë në Top 5 të Spotify, transmeton Demokracia.

“Urime ditëlindjen Kosovë! Urime 13 vjet pavarësi Kosova jonë! Po festoj me veshjen time tradicionale”, ka shkruar ajo.

“Më keni bërë shumë të lumtur sot , me këngën e përzgjedhur në Top 5 të Spotify”. Faleminderit shumë të gjithëve”./Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të ngjashme