Lajme
“Me ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare”, Bërnabiq flet për zgjedhjet në Kosovë
Demokracia
14:02 | 21 Prill 2023

Share:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

Ajo ‘vajtoi’ demokracinë, derisa tha se ato po mbahen me “ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare”.

Bërnabiq tha se “s’ka demokraci” meqë këto zgjedhje po organizohen nga, siç i quan ajo, “institucionet e përkohshme në Prishtinë”.

“Zgjedhjet janë muzgu i fundit i demokracisë dhe çdo pamje të sundimit të ligjit në territorin e Kosovës dhe M. pasi që janë drejtuar nga institucionet e përkohshme në Prishtinë, me ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare. Madje jam disi e lumtur, sepse më në fund është fundi i një sharade që ne e kemi parë për disa vite më herët”, u tha Bërnabiq gazetarëve në Dublin, shkruan Tanjug, transmeton Express.

Të ngjashme