Sport
Me Mbappen në skuadër, Real Madridi pritet të ketë formacion të “frikshëm” për rivalët
Demokracia
17:17 | 25 Gusht 2021

Share:

Real Madridi duket se do ta mbyllë merkaton e verës me transferimin e super yllit francez, Kylian Mbappes.

“Mbretërit” raportohet se kanë bërë ofertë rreth 160 milionë euro për sulmuesin, ndërkohë që Paris Saint-Germain e ka refuzuar atë, përcjell Demokracia.com.

Por, dëshira e fituesit të Kupës së Botës me Francën është që të kalojë te Real Madridi, mirëpo ende nuk ka marrëveshje mes të dyja klubeve.

PSG nuk dëshiron ta shesë lojtarin, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe mund të largohet si lojtar i lirë.

Kështu, Real Madridi tashmë është në dijeni për dëshirën e Mbappes që të kalojë në radhët e tyre, andaj mund të pres deri në janar të vitit të ardhshëm për të arritur marrëveshje zyrtare.

Me transferimin e tij te skuadra spanjolle, atëherë edhe do të ndryshohej formacioni paksa i mbretërve, e natyrisht se do të kishin më shumë cilësi.

Ky pritet të jetë formacioni i Real Madridit me Kylian Mbappen:

Të ngjashme