Auto&Tech
Me materiale të recikluara, krijohet roboti që mund të flasë 47 gjuhë
Demokracia
12:07 | 20 Prill 2021

Share:

Një burrë nga India ka krijuar një robot që mund të flasë shumë gjuhë dhe mund të përdoret si mësues në shkolla.

Në fillim ishte Sophia, robot IA, i cili në vitin 2016 tha se do të shkatërronte njerëzit dhe më pas erdhën robotët qen nga Boston Dynamics.

Tani kemi një robot i cili mund të përdoret si mësues në shkolla.

Dinesh Patel, një banor i fshatit Rajmalpur të rrethit Jaunpur dhe mësues i shkencave kompjuterike në Kendriya Vidyalaya në IIT Bombay, ka krijuar Shalu, një robot i aftë të flasë nëntë gjuhë lokale dhe 38 gjuhë të huaja.

Ai shpjegoi për IANS: “Shalu është zhvilluar duke përdorur materiale mbeturinash si plastika, kartoni, druri, alumini etj. U deshën tre vjet për ta zhvilluar atë dhe shpenzimi ishte rreth 600 euro”.

Patel shtoi: “Shalu mund të përshëndesë njerëzit, të shfaqë emocione, të lexojë gazeta dhe të kryejë shumë aktivitete të tjera. Kjo mund të përdoret si mësues në shkolla dhe si recepsionist në zyra gjithashtu”.

Supratik Chakravarty, një profesor në departamentin e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë të IIT Bombay, vlerësoi robotin, duke shkruar: “Është me të vërtetë një zhvillim i madh. Një robot i tillë mund të përdoret edhe në fushën e arsimit, argëtimit dhe në disa fusha të tjera. Shalu mund të jetë një frymëzim për shkencëtarët e gjeneratës së ardhshme”.

Ndërsa disa kanë vërejtur se nuk duket aq e gjallë sa Sophia, të tjerët kanë vlerësuar inovacionin dhe mundësitë për të qenë në gjendje të ndihmojë studentët. /Demokracia.com/

Të ngjashme