Lajme
“Me ligj ua kisha ndalu me fol për tezaken e Vjosa Osmanit”, Mirena shpotitë ministren Haxhiu
Demokracia
21:38 | 23 Shkurt 2023

Share:

Reagimi e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu karshi deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha dha material për t’u krijuar ‘memes’. “Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për rastin e Astrit Deharit”, ishin fjalët e Haxhiut ndaj Berishës që u komentuan goxha.

Përveç reagimeve, një shpotitje lidhur me këtë ministres së Drejtësisë ia ka bërë edhe analisti politik, Ilir Mirena.

Mirena në rrjetin social, Facebook, fillimisht e postoi vetëm citatin e znj. Haxhiu me të cilin iu drejtuar Hisen Berishës.

Për të postuar pastaj të njëjtën fotografi me një citat që ka të bëj me punësimin e tezakes së presidentes Osmani në Qeverinë Kurti.

“Me ligj bre ua kisha ndalu me fol për tezajken e Vjosa Osmanit” – shkruhej me shpotitje sipër fotografisë së Haxhiut.

Kujtojmë se, Venera Çerkini, vajza e tezes së presidentes Vjosa Osmani është zgjedhur Drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, institucion i cili udhëhiqet nga Ministri, Faton Peci.

Të ngjashme