Lajme
“Më ktheni në atdhe”, i dënuari shqiptar prej një muaji në grevë urie në burgun e Torinos, Ministria: Shqipëria s’ka kapacitete
Demokracia
20:32 | 14 Shkurt 2024

Share:

Një i shqiptar i cili vuan dënimin në burgun e Torinos, prej një muaji është futur në grevë urie, duke kërkuar që të vijojnë dënimin e mbetur në vendin e tij.

Sipas mediave italiane, ai prej një muaji ka bërë kërkesë që të vuaj dëbimin në Shqipëri, aty ku ka bashkëshorten dhe dy fëmijët, por kjo kërkesë ende nuk i është përmbushur, edhe pse nuk ka një arsye që ia ndalon.

Ai refuzon të ushqehet, ndërsa gjendja shëndetësore e tij nuk paraqitet e mirë. Ai tashmë peshon vetëm 30 kg, dhe ndodhet në karrige me rrota.

Garantuesja e personave të privuar nga liria dhe që vuajnë dënimin në burgun e Torinos, Monica Cristina Gallo Gallo i është drejtuar me një kërkesë për shqyrtimin e rastit Ministrisë së Brendshme të Italisë, por përgjigja ishte se pezullimi i transferimeve të të burgosurve në Shqipëri, ka ndodhur për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të ambienteve të burgjeve shqiptare.

Të ngjashme