Lajme
“Më kishte marrë malli” – Hashim Thaçi thotë se u gëzua kur e vizitoi Edi Rama
Demokracia
21:07 | 04 Shtator 2023

Share:

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që ndodhet në Hagë, ka dhënë një intervistë me shkrim për Nacionalen.

Nacionale: Mbështetja personale e Edi Ramës për ju pasi u arrestuat ka habitur shumëkënd. Ai ju quan vëlla e ju shpreh dashuri të madhe miqësore. Ne ishim dëshmitarë të raporteve të mira, edhe sa ju ishit në Kosovë. Por, a ishin gjithnjë të mira?

Hashim Thaçi: Kur erdhëm në Hagë, si pasojë e masave anti-Covid, i kaluam pa asnjë kontakt fizik rreth 9 muaj, madje as me familje. Nuk ishte e lehtë. Vizita e Edit ndodhi në vend dhe rrethana të jashtëzakonshme e të paimagjinueshme, përtej politikës dhe procesit gjyqësor, bisedë krejt vëllazërore. Më kishte marrë malli. Edi lufton dhe zakonisht fiton në kauzën që beson, është impresionuese se si ai po vazhdon të ndërtojë dhe afirmojë Shqipërinë evropiane.

U gëzova shumë që, pas autorizimit të shefit të paraburgimit, pranova librat që Edi më kishte sjellë në objektin e paraburgimit të DHSK. Si zakonisht, ishte me plot humor të mirë. Por, kur u ndamë, e ndjeva se u emocionua shumë, por gjithmonë me besim për të ardhmen më të mirë dhe më të sigurt, përtej hapësirës ku qëndruam duke pirë kafe rreth dy orë.

Ne besojmë në drejtësi, në të vërtetën dhe transparencën. Qytetarët e Kosovës janë të etur të shohin dhe të dëgjojnë të vërtetën. Jo të cunguar, apo të njëanshme. Kosova dhe qytetarët e saj besojnë në parimet e drejtësisë moderne, të cilat i ka përfshirë dhe i respekton edhe me kushtetutë dhe ligje shtetërore. Drejtësi që respekton standardet bashkëkohore, e shpejtë dhe efikase. Drejtësi që e fiton legjitimitetin e brendshëm. Kosova ka vuajtur shumë nga padrejtësia. Kosova ka ecur përpara vetëm duke i respektuar parimet e lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.

Të ngjashme