ShowBiz
Me këtë lëvizje Jennifer Lopez ka treguar se përfundimisht nuk ka të ardhme me Alex Rodriguez
Demokracia
14:34 | 17 Gusht 2021

Share:

Jennifer Lopez ka bërë lëvizjen e radhës pas ndarjes përfundimtare nga ish i fejuari i saj, Alex Rodriguez.

Ylli i popit ka fshirë shumicën e fotografive me ish-in e saj nga Instagram. Ndjekësit e Lopez vunë re se çdo gjurmë e lojtarit të bejsbollit është fshirë nga llogaria e saj. Këngëtarja gjithashtu e ka bërë unfolloë Rodriguez.

Disa nga postimet që u fshinë përfshijnë një video të një buqete gjigante me lule që Lopez mori nga Rodriguez për ditën e Shën Valentinit në fillim të këtij viti, dhe fotografi të ish-çiftit që morën pjesë së bashku në inaugurimin e Joe Biden.

Ndërsa postimet vetëm të Lopez në inaugurim, ku ajo këndoi, mbeten në profilin e saj.

Deri tani, Alex ende e ndjek Jennifer-in dhe nuk i ka fshirë postimet e tyre së bashku nga Instagrami.

J.Lo dhe A.Rod u ndanë përfundimisht në mes të prillit të këtij viti, pas katër vitesh së bashku. Megjithëse Rodriguez fillimisht shprehu shpresat se ai dhe Lopez do të pajtoheshin, një burim i tha Entertainment Tonight në qershor se ai nuk besonte më se ata do të ktheheshin përsëri.

Menjëherë pasi i dha fund fejesës me Alex, Jennifer rindezi romancën e saj me ish-partnerin e saj Ben Affleck. Çifti është parë në dalje të shumta familjare në Los Anxhelos dhe thuhet se po mendojnè të jetojnë së bashku.

Të ngjashme