Sport
Me këtë formacion Ballkani do të përballet me Astanën
Demokracia
15:43 | 09 Nëntor 2023

Share:

Ballkani sot i shkon Astanës mysafir në tentim që të sigurojë 3 pikë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës aktualisht qëndron në vendin e tretë në Grupin C me tre pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi në të dytin, e edhe Astana në të fundit.

Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Ballkani numëron tri fitore, një humbje e një barazim, dhe ndeshja e fundit ishte triumfi i derbit kryesor të viteve të fundit, ajo ndaj Dritës, 1:0.

Në anën tjetër, Astana në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat numëron dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Skuadra suharekase, FC Ballkani, ka publikuar formacionin zyrtar startues me të cilin do të tentojë të nxjerrë 3 pikë të rëndësishme kundër Astanas.

ballkani formacioni

Të ngjashme