Sport
“Më kanë goditur shtëpinë me tre plumba” – Pronari i klubit të Serie A kërcënohet me vdekje
Demokracia
17:46 | 12 Shkurt 2023

Share:

Sampdoria aktualisht ndodhet në zonën e rënies, në vendin e 19-të në Serie A dhe përveç kësaj, ka borxhe rreth 150 milionë euro.

Se sa probleme ka te ish-kampioni i Italisë dhe fituesi i katër Kupave, shihet nga fakti se tifozët janë tërbuar dhe “i duan kokën” pronarit të klubit, Massimo Ferrer.

Gjegjësisht, në një intervistë Ferrero ka komentuar dramën që po kalon së fundmi.

“I kërkoj tifozëve të mos më kërcënojnë më. Dëshiron të më vrasësh? Unë jam i vdekuri i gjallë gjithsesi kur shikoj Sampdorian kështu. Tre plumba goditën shtëpinë time. Dy të parat tre vjet më parë, dhe së fundmi edhe një tjetër. Ata po më kërcënojnë mua dhe Edoardo Garrone”, tha Ferrero për LaPresse, transmeton Demokracia.com.

Sampdoria tash e një kohë po drejtohet nga ish-futbollisti serb, Dejan Stankoviq dhe ecuria e skuadrës në duart e tij nuk po shkon siç duhet duke rrezikuar rënien në Serie B./Demokracia.com/

Të ngjashme