ShowBiz
Me kancer në mushkëri 30-vjeçarja mahnit me zërin e saj (VIDEO)
Demokracia
23:24 | 10 Qershor 2021

Share:

Këngëtarja në America’s Got Talent, Jane Marczewski apo siç prezantohet ajo me nofkën Nightbird, rrëmbeu zemrat e jurisë dhe publikut me zërin e saj duke u bërë kështu fituesja e titullit ‘Golden Buzzer’ për sezonin e 16-të.

30-vjeçarja nga Ohio, intepretoi këngën e saj “It’s okay”, e cila rrëfente historinë e saj të trishtë.

Ajo tash e disa vite vuan nga kanceri, ndërsa në audicion rrëfeu se shpresat që ajo të jetojë janë të pakta, saktësisht vetëm 6 muaj jetë.

“Unë kam 2% mundësi të jetojë por 2% nuk është 0%, ësht diçka dhe do të doja njerëzit të dinin sa e mahnitshme është”, tha ajo.

Me një zë të embël ajo i bëri antarët e jurisë të përloten, të cilët më pas e shpallën fituese të “Golden Buzzer”. /Demokracia.com/

https://www.youtube.com/watch?v=1bVH_OjqkM0

Të ngjashme