Lajme
Më injoruan, ‘i hëngrën’ fjalët e veta, Fatmir Humolli zbulon prapaskenat e daljes nga grupi i Vetëvendosjes
Demokracia
21:05 | 14 Maj 2023

Share:

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka zbuluar prapaskenat e largimit të tij nga partia e Albin Kurtit.

Humolli në InDoks të Gazetës Insajderi mes tjerash shprehet se “më injoruan, i hëngrën fjalët e veta”.

“Unë kam diskutu edhe me Albinin edhe deputetë e tjerë, ju kam sqaru arsyet pse unë jam hi në listë. E kemi sqaur, por nuk kanë lëvizë më tutje. Viti i parë ka qenë se buxheti i shtetit ka qenë i ndërtum prej Qeverisë Hoti dhe ska pas mundësi shumë me ndërhy. Pastaj vitin e dytë kur është bë buxheti për zhvillimt të vendit e pashë që më shumë po injorohem, se kur nuk e diskuton dmth po të injoron…unë kam thënë që sun dal kundër VV-së pa u bë dy vite dhe kur bëhen dy vite dhe vazhdon kjo atëherë unë jam i tepërt”, u shpreh Humolli për InDoks.

Sipas tij Qeveria Kurti ka rënë pre e mashtrimeve të veta.

“Qeveria aktuale ka qenë në telashe të mëdha prej presionit ndërkombëtar edhe në momentin kur janë fitu 51% është dridhë Bashkësia Ndërkombëtare pro serbe që është dhe këta nuk e kanë kuptu, këtë problem për çka gjithë ky presion. Këta në vend me u trimëru më shumë kanë fillu me u frikësu. Mungesa e përvojë politike, e vizionit e leximit të qartë të proceseve historike i ka bërë që këta me rënë pre e vet mashtrimit, duke mos i besu vetvetes dhe kombit tonë dhe kanë pranu një presion të padrejtë”, tha ai.

Gjatë intervistës ai ka folur edhe për atë se e a ka ushtruar presion Dejona Mihali ndaj tij.

Ai foli edhe për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Të ngjashme