Sport
Më i miri për Interin në Kupën e Italisë, Kristjan Asllani tregon emocionet e kualifikimit
Demokracia
17:28 | 11 Janar 2023

Share:

Kristjan Asllani e nisi si titullar ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Parmës (2-1). Mesfushori kuqezi ishte lojtari më i mirë në fushë për ekipin zikaltër (nota 8), ndërkohë që skuadrës së Simone Inzaghit iu deshën 120 minuta për marrë kualifikimin.

Pas ndeshjes, 20-vjeçari nga Elbasani u shpreh i kënaqur që ekipi i tij arriti që të sigurojë kalimin në raundin e ardhshëm, duke treguar dhe atë çka nuk shkoi tek Interi në pjesën e parë. “Misioni u krye me sukses. Jemi të lumtur që arritëm të kalojmë në raundin tjetër.

E dimë që ndeshja e parë në Kupën e Italisë është gjithmonë e vështirë. Pjesa e parë nuk ishte aty ku duhej, pasi ishim të ngadaltë në manovrat tona, por në fraksionin e dytë reaguam dhe arritëm të ndryshonim rezultatin“.

Mesfushori i Shqipërisë ka gjetur shumë pak hapësira, me trajnerin Inzaghi që nuk ka besuar shumë tek ai, megjithatë Asllani beson se e ka përligjur më së miri besimin e dhënë dhe shpreson të jetë protagonist edhe në vazhdim.

E pata të vështirë që të gjeja hapësira në fillim, diçka që është normale kur përballë ke një skuadër që luan e mbyllur pas. Në pjesën e dytë ata na lejuan më shumë hapësira dhe unë arrita që t’i shfrytëzoja mundësitë e mia. Ndihem mirë që e ndihmova ekipin dhe shpresoj që të vijoj me të njëjtin ritëm.

Jam i kënaqur me paraqitjen time, tani na duhet të fokusohemi në ndeshjen tjetër“, u shpreh lojtari i talentuar shqiptar. Asllani është aktivizuar këtë sezon në 14 ndeshje mes Serie A, Kupës së Italisë dhe Champions League, por vetëm prej tyre i ka nisur si titullar.

Golin e parë me fanellën e Interit nuk e ka gjetur ende, por si fillim shpreson që të fitojë një fanellë titullari dhe në Serie A./SS/

Të ngjashme