Sport
Me “het-trik”-un ndaj Man United, Haaland shkruan historinë në Premierligë
Demokracia
17:39 | 02 Tetor 2022

Share:

Erling Haaland dita e ditës po konfirmon shkëlqimin e tij në Premierligë me fanellën e Manchester Cityt.

Ylli norvegjez i futbollit për tetë ndeshje në Premierligë që nga transferimi ka kompletuar tre “het-trik”, njoftojnë mediat angleze, shkruan Demokracia.com.

Haaland kontribuoi edhe sot me “het-trik” në derbin kundër Manchester United e cila u mbyll 6:3 në “Etihad Stadium”.

Kësisoj, sulmuesi norvegjez është bërë futbollisti i parë në histori të Premierligës që shënon tre “het-trik” në tri ndeshje radhazi në shtëpi.

Erling Haaland konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në botë aktualisht./Demokracia.com/

Të ngjashme