Kuriozitete
Me fytyrë majmuni e trup maceje, hibridi i çuditshëm frikëson rrjetin
Demokracia
22:00 | 27 Korrik 2022

Share:

Një krijesë mutante e lindur nga një mace ka ngjallur alarm pasi u emërtua si një ogur i zi.

Gjallesa e çuditshme dukej “si një alien” dhe një kryqëzim midis një maceje me një sy dhe një majmuni.

Pronari i saj është një student nga Filipinet, Michael, të cilit, kur shpërndau fotot në rrjetet sociale, iu tha se duhet të jetë ndonjë shpirt i lig. Djaloshi, i cili ka ndërmend ta ruajë trupin e kafshës mutante në një kavanoz me alkool, tha:

“Kishte katër kotele dhe njëri ishte i ndryshëm…duket si majmun. Kishte një bri, me shumë gjasa hunda e tij”.

Kafsha e shkretë lindi me një sy të madh, trup thuajse pa qime dhe jetoi vetëm gjysmë ore pas lindjes. Pronarit iu tha se mund të ishte një “engkanto”, një shpirt i lig që ngjason me njeriun dhe jeton në pyje të dendura, por mund të zgjedhin edhe shtëpitë e njerëzve.

Sipas folklorit popullor vendas, një “engkanto” ndikon për keq në shëndet e fat, madje ata që e zemërojnë vuajnë nga depresioni ose sëmundje të tjera e madje disa edhe zhduken.

Arsyeja shkencore mendohet të jetë mosha e nënës, e cila është një mace 8-vjeçare. Sipas ekspertëve të kafshëve, sa më e madhe në moshë të jetë macja aq më shumë gjasa ka të ketë probleme me shtatzëninë apo lindjen./tvklan.al

Të ngjashme