Lajme
Me fatura e klientë fiktivë përfitoi 35 mijë euro, arrestohet menaxheri i një kompanie private
Demokracia
16:52 | 03 Prill 2024

Share:

Policia në Ferizaj ka dërguar sot në mbajtje për 48 orë një 24-vjeçar i cili dyshohet se në pozitën e menaxherit në një kompani private, në periudhën Janar-Mars 2024 kishte arritur që përmes faturave dhe klientëve fiktivë, për vete të përfitojë një shumë të hollash në vlerë prej 35 mije euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai mbante këtë pozite.

Organet e rendit njoftojnë se më këto veprime, i dyshuari me inicialet E.Q. duke mos zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata dhe përgjegjësitë si menaxher, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“  nga neni 284 i KPRK-së.

Të ngjashme