Lajme
Me “Charter” drejt Londrës| Policia angleze arreston 4 shqiptarë, pilotin dhe taksistin
Demokracia
18:58 | 26 Mars 2022

Share:

Katër shqiptarë u arrestuan në Phoneix Parkway pasi akuzohen se kanë fluturuar ilegalisht nga Belgjika në Londër, në një aeroport pranë Corby.

Në pranga po ashtu ka rënë piloti i avionit të vogël si dhe një shofer taksie. Piloti raportohet se është 52-vjeçari, Richard Styles. Ai ka fluturuar nga Belgjika me një avion me dy motorë teksa në bord kishte 4 shqiptarët.

Styles u akuzua për tentativë për të transportuar emigrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar në avionin e tij. Shqiptarët, tre burra dhe një grua, të gjithë të moshës nga 21 deri në 64 vjeç, janë në qendrën e emigracionit të Londër.

Ndërkohë pas verifikimeve vetëm shoferi i taksisë është lënë i lirë.

Të ngjashme