ShowBiz
“Me çfarë bëhet goli?” Beniada i bën të gjithë për të qeshur me përgjigjen
Demokracia
10:03 | 01 Mars 2022

Share:

Modelja dhe ish banorja e BBV, Beniada Nishani ka filluar një eksperiencë të re.

Beniada është bërë pjesë e Procesit Sportiv ashtu siç ishte paralajmëruar, shkruan lajmi.net.

Që në momentin e hyrjes në emision, të gjithë i bëri për të qeshur me pozitivitetin e saj.

E pyetur nga një komentues se me çfarë bëhet goli, me këmbë apo dorë, ajo tha “Me gjoks”, duke nënkuptuar zemrën. Kjo bëri që të gjithë të shkrihen së qeshur me përgjigjen e saj.

Ndryshe, prezantuesi Edi Manushi dhe Beniada pritet të jenë një dyshe e shkëlqyer në Procesin Sportiv, sepse edhe Edi ka një energji pozitie të ngjashme me Beniadën.

Të ngjashme