ShowBiz
Me bluzën “Liria ka emër” veshur, Xhuli Nura vendos flamurin kuq e zi në murin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova
Demokracia
15:32 | 16 Janar 2023

Share:

Xhuli Nura po vazhdon të jetë një prej banoreve më të komentuara të Big Brother VIP Kosova.

Duke qenë protagoniste rreth shumë situatave në shtëpinë e famshme, Xhuli këtë herë këtë e ka bërë duke vendosur flamurin kuq e zi në murin e dhomën së ndenjës.

Përveç kësaj, Xhulin kishte të veshur gjithashtu një bluzë sportive me mbishkrimin “Liria ka emër” dhe emblemën e UÇK-së teksa vendoste flamurin shqiptar.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Xhuli u ndihmua edhe nga banoret e tjera Vivien dhe Mbresa për të kënduar disa këngën patriotike duke krijuar një atmosferë festive në shtëpi.

Ndryshe, sonte në ‘Prime’-in e radhës pritet që të largohet njëri prej banorëve të nominuar. E fundit që la përfundimisht garën në BBVK ishte këngëtarja e njohur, Ana Kabashi.

Kujtojmë që banorët e mbetur po konkurrojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Të ngjashme