25 vjeçari A.K, është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative, pasi ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Kjo pasi sot rreth orës 16:35, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, tek rrethrrotullimi në Ferizaj, me veturën e tij të tipit “Audi”, me targa vendore, ka zhvilluar vozitje të vrullshme dhe të rrezikshme, duke bërë rrëshqitje të gomave, me ç’rast ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë”, thuhet në njoftim.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe përmes numrave të emergjencës:
192,
0290/326-250,
0290/322-406.
Të gjitha raportimet trajtohen me konfidencialitet të plotë.