Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë dy nga moderatoret që kanë bërë historinë në ekranin shqiptar. Ato kanë vite në skenë dhe emisionet që prezantojnë janë gjithmonë më të suksesshmit.
Nisur nga fakti që vajzat janë në televizione rivale, kjo ka bërë kurioz ndjekësit, të cilët janë shumë të interesuar për marrëdhënien e tyre.
Përmes një postimi në Instastory, Alketa ka treguar se me Arbanën nuk ka miqësi, por e respekton punën e saj, veçanërisht për faktin se është vajzë në një ambient të vështirë si industria e medias.