Sport
Më 8 mars komisioni mjekësor do të vendosë nëse Maradona është trajtuar si duhet
Demokracia
11:51 | 25 Shkurt 2021

Share:

Hetimet mbi vdekjen e legjendarit Diego Armando Maradona pritet të mbyllen në muajin e ardhshëm, transmeton Demokracia.com.

Prokuroria Publike Argjentinase do të mbledhë një komision mjekësor me 8 mars, i cili duhet të vendosë nëse Diego Maradona ishte trajtuar si duhet para vdekjes së tij.

Argjentinasi i famshëm vdiq nga një sulm në zemër më 25 nëntor, disa javë pasi kishte një ndërhyrje në tru për shkak të një mpiksje gjaku. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur ndonjë neglizhencë gjatë trajtimit të Maradonës.

Nëntë ekspertë do të thirren në 8 mars, duke përfshirë ekspertë mjekësorë që morën pjesë në autopsinë e Maradonës.

Prokurori publik në San Isidro, një periferi e kryeqytetit Buenos Aires, gjithashtu bëri thirrje që dy dëshmitarë të tjerë të paraqiten para hetuesve të enjten – një koordinator i kujdesit dhe një mjek i cili ishte përgjegjës për koordinimin e trajtimit në shtëpi të Maradona në ditët para se të vdiste.

Pesë persona të tjerë, përfshirë neurokirurgun Leopold Luke dhe psikiatrin Agustina Kosachev, tashmë janë nën hetim për vrasje të mundshme nga pakujdesia.

Dy personat e fundit të përfshirë në hetim ishin anëtarë të grupit të bisedave “Vocap” që diskutuan trajtimin e Maradonës, raportuan mediat lokale.

Dy vajzat e Maradona – Gianina dhe Jana – do të paraqiten gjithashtu para prokurorëve. /Demokracia.com

Të ngjashme