Sport
Më 30 mars mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së, ky është rendi i ditës
Demokracia
12:02 | 24 Mars 2021

Share:

Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) do të mbahet të martën (30.03.2021) nga ora 17:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Kjo është vendosur nga Bordi i FBK-së më 12 mars konform statutit. Sekretarja e Përgjithshme (Elvira Dushku) nën mbikëqyrjen e Kryetarit të FBK-së ka përgatitur të gjitha materialet që do të shtjellohen në Kuvend dhe të njëjtat u janë delegatëve të Kuvendit të FBK-së konform afateve statutare.

Rendi i ditës

  1. Zgjedhja e Trupave Punues
  2. Kryesisë së Punës
  3. Komisionit Verifikues
  4. Procesmbajtësit
  5. Aprovimi i Provesverbalit nga Kuvendi i Rregullt Zgjedhor 18.12.2020
  6. Raporti i Punës i FBK-së për vitin 2020
  7. Raporti i Auditimit për vitin 2020
  8. Plani i Veprimit për vitin 2021
  9. Plani Financiar për vitin 2021
  10. Plani i Marketingut për vitin 2021
  11. Plani Strategjik i FBK-së 2021-2025
  12. Të ndryshme. /Demokracia.com

Të ngjashme