Lajme
Më 24 qershor mblidhen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë
Demokracia
21:14 | 02 Qershor 2022

Share:

Kosova do të jetë mikpritëse e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së vendit tonë dhe asaj të Shqipërisë më 24 qershor të këtij viti. Ekzekutivi ka bërë të ditur se palët do të nënshkruajnë marrëveshje që do të rrisin bashkëpunimin mes vendeve, pa specifikuar se cilat. Teksa njohës të ekonomisë kërkojnë që të punohet për lehtësimin e aktivitetit tregtar për bizneset kosovare.

Mbledhja e parë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u mbajt më 2014 në Prizren.

Ndonëse që nga atëherë u ndërruan shumë qeveri në Kosovë, tradita do të vazhdojë edhe me Qeverinë Kurti.

Qeveria e Kosovës në një përgjigje elektronike për Tëvë 1 ka bërë të ditur se mbledhja e ardhshme do të zhvillohet më 24 qershor.

Marrëveshjet që pritet të nënshkruhet nuk u bën të ditura.

“Në përgjigje të pyetjeve të juaja, ju informojmë se mbledhja e dy qeverive do të mbahet më 24 qershor 2022, në Kosovë, ku palët pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje që do të shërbejnë në lehtësimin e mëtejshëm dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Por njohësit e çështjeve politike dhe atyre ekonomike, thonë se anipse këto mbledhje po mbahen marrëveshjet e arritura nuk po zbatohen.

“Këto mbledhje që mbahen, pra, mbledhjet e përbashkëta të qeverisë kanë më tepër karakter simbolik sesa politik apo ekonomik derisa marrëveshjet e nënshkruara nuk zbatohen. Gjithmonë duhet të jetë një trup e përbashëkt e dy qeverive që i përcjell në afatë të caktume kohore zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkru po kjo nuk ka ndodh”, tha analisti Arton Demhasaj.

“Statistikisht bizneset nga Shqipëria me nj fjalë ia kanë pa shumë më shumë hajrin këtyre marrëveshjeve sesa bizneset nga Kosova. Problematikat me të cilat po përballen afaristët tanë janë kryesisht të natyrës teknike. [2:44] Një nga këto problematika po vazhdon me qenë pajisja me vërtetimin/certifikatën fitosanitare, problemi i kostos së skanimit në doganë, tarifa rrugore”, tha Besnik Avdiaj – Njohës i çështjeve të ekonomisë.

Mbledhja e fundit mes dy qeverive u mbajt në Elbasan të Shqipërisë në nëntor të vitit të kaluar.

Të ngjashme