Lifestyle
Me 14 janar, ekipi i OBSH-së, pritet të shkojë në Kinë për të hetuar origjinën e pandemisë Covid-19
Demokracia
10:38 | 11 Janar 2021

Share:

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mund të shkojë këtë javë në Kinë për ta hetuar origjinën e pandemisë COVID-19, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

“Grupi i ekspertëve të OBSH-së do të vizitojë Kinën më 14 janar për të kryer kërkime të përbashkëta shkencore me shkencëtarët kinezë për sa i përket gjurmimit të virusit”, njofton deklarata.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, javën e kaluar, OBSH tha se Kina bllokoi ardhjen ekipit të ekspertëve globalë pasi lejet e nevojshme për të hyrë në vend nuk ishin miratuar.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanaom Ghebreyesus pati thënë se ishte “shumë i zhgënjyer”.

Për muaj me radhë, zyrtarët e organizatës kishin negociuar me Pekinin për të lejuar hyrjen e një ekipi shkencëtarësh në vendet kryesore për të hetuar origjinën e virusit – që u zbulua së pari në Wuhan në muajin dhjetor të vitit 2019

Të ngjashme