Sport
McTominay: Ndaj Spanjës shkruajtëm historinë, do mbahemi mend edhe pas 30 viteve
Demokracia
17:42 | 29 Mars 2023

Share:

Skocia po shijon një moment historik, por mbi të gjitha një moment që jep shpresë.

Përfaqësuesja skoceze siguroi një sukses të jashtëzakonshëm mbrëmjen të martës përballë Spanjës dhe tashmë kryeson e vetme Grupin A me 6 pikë.

“Heroi” i Skocisë ishte Scott McTominay, autori i dy golave dhe në fjalët e tij të para ai u shpreh shumë i lumtur për golat, për fitoren, por mbi të gjitha për popullin skocez.

“Ishte një mbrëmje historike për futbollin skocez. Trajneri na tha përpara se të niseshim për në stadium, se ne kishim një mundësi të artë për të shkruar historinë dhe ne ia dolëm. Njerëzit do ta mbajnë mend këtë sukses për 20-30 vitet e ardhshme dhe kjo na bënë krenar. Ata do të mendojnë për lojën dhe do të thonë: ‘Edhe unë isha atje’. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm, ne nuk mund t’i falënderojmë sa duhet, por do të bëjmë përpjekjet maksimale për t’i dhuruar mbrëmje si kjo ndaj Spanjës” – tha mesfushori i Manchester United. /Demokracia.com

Të ngjashme