Një nga 64 makinat McLaren F1 po shitet në SHBA.
McLaren F1 u prodhua në vetëm 64 kopje dhe një i tillë po shitet aktualisht në Shtetet e Bashkuara.
Makina mundësohet nga një motor 6.1-litër V12 që mund të japë 618 kuaj fuqi në 7.400 rpm, si dhe 650 Nm çift rrotullues maksimal në 5.600 rpm.
Kjo makinë është një nga shtatë kopjet e para të makinës McLaren F1, por as kilometrazhi dhe as historia e pronarit nuk janë raportuar, megjithëse dihet që ajo kishte dy pronarë.
Supozohet se do të kushtojë rreth 15 milionë dollarë, ndoshta edhe më shumë.