Lajme
McDonald’s mbyll të gjitha dyqanet në Rusi
Demokracia
19:25 | 08 Mars 2022

Share:

McDonald’s ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalojë operimin në Rusi.

Rrjeti i ushqimeve ta shpejta është jashtëzakonisht i popullarizuar në Rusi, me rreth 850 dyqane dhe 62 mijë punonjës.

McDonald’s ishte përballur me kritika në rritje për mosndjekjen e shumë markave të tjera të ushqimit dhe pijeve duke u tërhequr nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës.

Në një deklaratë, shefi i McDonald’s, Chris Kempczinski thotë se konflikti “ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme për njerëzit e pafajshëm” dhe “ne i bashkohemi botës në dënimin e agresionit dhe dhunës dhe duke u lutur për paqe”.

Të ngjashme