ShowBiz
MC Beka shprehet kundër abortit, reagon Xhuli
Demokracia
16:43 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Në Big Brother VIP Kosova çdo ditë e më shumë banorët po shtjellojnë tema të ndryshme që kanë të bëjnë me shoqërinë në përgjithësi.

Së fundmi Xhuli, MC Beka, Shota dhe Gjon Karrica në një darkë mes tyre ata kanë folur për shumë gjëra madje ata janë pyetur edhe për mendimin e tyre rreth abortit.

I pari që foli rreth kësaj teme ishte MC Beka i cili tha se është kundër abortit vetëm në rastet kur ai rrezikon jetë e nënës.

“Unë jam shumë kundër abortit, tepër, e dua frytin e dashurisë se ai bëhet me dashuri dhe nuk është e drejtë e askujt përveç Zotit të krijoj fatin e një fryti, aborti vetëm nëse rrezikon në fillim procesin e për të shpëtuar personin e marri si gjysmë të arsyeshëm, përveç nëse sjell probleme të mëdha, unë jam pro fëmijës”, ka thënë MC Beka.

Por, këtë mendim të tij e ka kundërshtuar modelja Xhuli Nura, që tha se është pro abortit dhe se vetëm gratë kanë të drejtë të vendosin për trupin e tyre.

Të ngjashme