Lajme
Mbytet anija me emigrantë në Greqi, raportohet për 32 viktima
Demokracia
12:54 | 14 Qershor 2023

Share:

Të paktën 32 emigrantë u mbytën pasi anija e tyre u përmbys në brigjet e Greqisë. 120 njerëz u shpëtuan, ndërsa është e paqartë se sa ishin në bord.

Mbytja e anijes ishte më vdekjeprurësja në Greqi e shënuar këtë vit. Së bashku me anijet e marinës, operacioni përfshinte një avion dhe helikopter të ushtrisë, si dhe gjashtë varka të tjera që ndodheshin në zonë.

Roja bregdetare tha se anija, e cila ishte rrugës për në Itali, u pa në ujërat ndërkombëtare të martën vonë nga një avion që i përkiste agjencisë kufitare të BE-së Frontex dhe dy anije aty pranë, rreth 50 milje në jugperëndim të qytetit të Pylos në Greqinë jugore. .

Ai pohoi se personat që ndodheshin në bord kishin refuzuar ndihmën e ofruar nga autoritetet greke. Disa orë më vonë anija u përmbys dhe u fundos.

Askush në bord nuk kishte veshur jelek shpëtimi dhe nuk dihet ende kombësia e tyre.

Të ngjashme