Diaspora
Mbytet 28-vjeçari nga Kosova në një lum në Zvicër, po ikte nga policia
Demokracia
17:38 | 11 Gusht 2021

Share:

Mediumi zviveran Blick.ch, raporton për mbytjen e një 28-vjeçari nga Kosova në një lum në Zvicër, përderisa po ikte nga policia, pasi paraprakisht kishte kryer një vjedhje.

Sipas këtij raportimi,kosovari ishte i njohur për autoritetet atje.

Të mërkurën në mëngjes (sot), një 28-vjeçar kreu një vjedhje në një apartament në Bellinzonese. Ndërsa ikte nga policia, burri u hodh në lumin Ticino dhe u mbyt.

Trupi u gjet pak pas orës 10:00 të mëngjesit në nivelin e Ponte Rossa në rrethin Galbisio, sipas policisë së Kantonit.

I mbyturi është një 28-vjeçar kosovar pa vendbanim të përhershëm, vijon raportimin mediumi.

Policia e kantonit Ticino shkroi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe iu ndalua hyrja në vend.

Të ngjashme