Është mbyllur pjesa e parë në një nga ndeshjet kryesore të xhiros së 21-të në elitën e futbollit kosovar.
Gjilani ka shkuar në pushim me avantazh ndaj kampionëve në fuqi të Kosovës, Prishtinës në stadiumin e qytetit në Suharekë, raporton Demokracia.com.
“Kuqebardhëve” gjilanas epërsinë ua siguroi lojtari më në formë skuadrës, Gerhard Progni në minutën e 24-të.
Futbollisti nga Tropoja realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, vetëm disa minuta pas golit të parë të Blerim Krasniqit i cili u anulua për shkak të një prekjeje me dorë para dërgimit të topit në rrjetë.
Edhe Prishtina tentoi portën e kundërshtarëve në disa momente, kryesisht në minutat sa rezultati ishte i barabartë.
Ndryshë, në program janë duke u zhvilluar edhe dy ndeshje tjetra. Ulpiana – Drenica dhe Feronikeli – Dukagjini. /Demokracia.com/