Sport
Mbyllja fantastike e sezonit me Torinon, Etrit Berisha zgjidhet më i miri
Demokracia
13:45 | 01 Qershor 2022

Share:

Etrit Berisha e ka treguar se është gati kur i kërkohet. Portieri i kombëtares shqiptare me Torinon në Itali ka bërë disa paraqitje të mira dhe pas tyre ka edhe vlerësime.

“MondoToro” e ka shpallur Berishën “Lojtarin e Muajit Maj”, edhe pse në ndeshjen kundër Empolit u fajësua për devijimin e golin e pësuar.

Gjithsesi më pas në ndeshjet kundër Napolit dhe Veronës ishte protagonist dhe u vlerësua pozitivisht për paraqitjet e tij. Ndaj skuadrës së Spalletti madje priti edhe një penallti të goditur nga Insigne.

Të ngjashme