Lajme
Mbyllja e Klubit të Bizneseve, Ibrahimi: Arsyeja është se njeri nga themeluesit ka pasaportë të Malit të Zi
Demokracia
19:49 | 14 Gusht 2023

Share:

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka deklaruar se e ende nuk e ka kuptuar vendimin e ministrisë së Tregtisë për marrjen e Licencës së Klubit të Bizneseve.

Sipas tij, arsyeja e vetme është se njëri nga themeluesit e këtij klubi ka pasaportë të Malit të Zi.

‘”Vendim që ende nuk e kuptoj, ne jemi njoftuar para 3 ditëve se licenca jonë do pezullohet. Arsyetimi është se njeri nga themeluesit ku ne jemi shtatë, ka pasaportë të Malit të Zi. Pra, një person që ka pasaportë të Malit të Zi nuk mund të hap biznes në Kosovë”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi tha se lidhur me këtë vendim do t’i drejtohen gjykatave relevante, teksa ka shtuar se kjo është “një luftë e hapur për bizneset private nga Qeveria”.

“Së pari do t’i drejtohemi së pari komisionit që e ka marrë këtë vendim dhe më pas do t’i drejtohemi Gjykatave relevante, nuk do ndalemi”, shtoi ai në RTV21.

Të ngjashme