Lajme
Mbyllet rruga Prishtinë – Pejë, këto janë oraret kur mund të qarkullohet
Demokracia
08:02 | 28 Mars 2021

Share:

Rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, sot do të mbyllet përkohësisht.

Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se sot do të mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë – Pejë, segmenti Sllatinë – Komoran.

Arsyeja e mbylljes së këtij segmenti është vendosja e një sgrukture metalike në mbikalimin, i cili është duke u ndërtuar, përcjell Demokracia.com.

Mbyllja e përkohshme do të bëhet sot, duke filluar nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Ministria kërkon nga qytetarët të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative përgjatë kësaj kohe.

 

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ju njoftojmë se në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, do t’a bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “ Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi.

Mbikalimi në fjalë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë, do ta bëhet më datën 28. 03.2021, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mengjesit.

Përmes këtij njoftimi, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e vendit që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë periudhë kohore, të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative./Demokracia/

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë
26 mars 2021

Ju njoftojmë se në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës…

Posted by Ministria e Infrastrukturës on Friday, March 26, 2021

 

 

Të ngjashme