Lajme
Mbyllet QMF IV për testime të shpejta për Covid-19 në Prishtinë
Demokracia
16:39 | 09 Mars 2022

Share:

Komuna Prishtinës ka njoftuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare IV, nuk do të kryhen më teste të shpejta antigjene për Covid-19, raporton Demokracia.com.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës në rrjetin social është bërë e ditur se testimet për Covid-19 do të vazhdojnë edhe më tutje në AMF- Qendra e Studentëve.

“Meqenëse ka rënë numri i kërkesës së qytetarëve që kërkojnë shërbimin e testimit me teste të shpejta antigjenike, tani e tutje ky shërbim nuk do të ofrohet më në QMF IV. Gjithsesi, testimi do të vazhdojë edhe më tutje për të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës, në AMF – Qendra e Studentëve, me orar të njëjtë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme