Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 11-të në elitën e futbollit anglez midis West Ham Unitedit dhe Liverpoolit.
Dy skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1, shkruan Demokracia.com.
Qysh në minutën e katërt, vendasit siguruan avantazhin kur Alisson pas gabimit realizoi autogol.
Megjithatë, goli i barazimit erdhi katër minuta para fundit të kohës së rregullt.
Alexandre-Arnold shënoi gol fenomenal nga gjuajtja e lirë për t’i barazuar shifrat.
Kësisoj, dy ekipet me objektiva të ndryshme fitoren do e kërkojnë në pjesën e dytë në “Olympic Stadium” në Londër. /Demokracia.com