Sport
Mbyllet pjesa e parë, Trepça ’89 po e shokon Dritën
Demokracia
13:49 | 20 Shkurt 2021

Share:

Kanë përfunduar 45 minutat e pjesëve të para në dy ndeshjet e  sotme që po luhen në Superligë në kuadër të javës së 20-të, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja është në Gjilan aty ku po ndeshen Drita e Trepça ’89. Kampioni në fuqi e ka të domosdoshme fitoren sot për ta ruajtur diferencën në vendin e parë ndaj ndjekësve të saj.

Në anën tjetër Trepçës ‘89 i duhen medoemos pikët në luftë për mbijetesë.

Deri tash është skuadra mysafire më afër objektivit pasi po udhëheq në pjesën e parë me rezultat 0:2. Mbetet të shihet reagimi i gjilanasve në pjesën e dytë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme ajo ndërmjet Drenicës e Besës që po luhet në Drenas në fushën me bari sintetik, nuk ka sjellë gola në fraksionin e parë. /Demokracia.com

Të ngjashme